Tutte le notizie dall’Italia e dal mondo in un click. Sfoglia le ultime news e crea la tua rassegna stampa personale

Italia Life 24

Tutte le notizie dall’Italia e dal mondo in un click. Sfoglia le ultime news e crea la tua rassegna stampa personale

Veliaj deklaroi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve: Kryebashkiaku refuzoi të dilte

5/01/2026 | Shekulli

Veliaj deklaroi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve: Kryebashkiaku refuzoi të dilte

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 19 janar seancën e radhës të shqyrtimit paraprak ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëpandehurve të tij.

Sipas burimeve zyrtare, shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës, mes tyre edhe avokatja kryesore e caktuar për mbrojtjen e Veliajt. Përmes një emaili, avokatja ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ndodhej jashtë vendit. Në seancën e sotme nuk ka qenë i pranishëm as kryebashkiaku Erion Veliaj.

Seanca e ardhshme pritet të zhvillohet më 19 janar, ku Gjykata e Posaçme do të vijojë me shqyrtimin paraprak të çështjes.Pas pretendimeve të Erion Veliajt se punonjësit e sigurisë së Drejtorisë së Burgjeve nuk ishin paraqitur në kohë në seancën gjyqësore, duke humbur kështu gjyqin, vjen reagimi nga ky institucion. Përmes një njoftimi për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se Veliaj ka refuzuar që të marrë pjesë në seancë.

DEKLARATË PËR SHTYP

Në lidhje me reagimin e bërë në media nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se janë të pavërteta pretendimet lidhur me orarin e transferimit të shtetasit Erion Veliaj nga IEVP Durrës drejt Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Forcat e Policisë së Burgjeve, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë njoftuar në kohë shtetasin E.V. për përgatitjen dhe nisjen drejt seancës gjyqësore. Mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së në kohën e parashikuar. Në momentin e njoftimit, shtetasi E.V. ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se për çdo vonesë apo ndryshim orari, kancelaria e gjykatës njoftohet zyrtarisht dhe se nga ana jonë nuk ka pasur asnjë pengesë për zhvillimin normal të procesit gjyqësor.

Close Popup

Utilizziamo solo i nostri cookie e quelli di terze parti per migliorare la qualità della navigazione, per offrire contenuti personalizzati, per elaborare statistiche, per fornirti pubblicità in linea con le tue preferenze e agevolare la tua esperienza sui social network. Cliccando su accetta, consenti l'utilizzo di questi cookie.

Close Popup
Privacy Settings saved!
Impostazioni

Quando visiti un sito Web, esso può archiviare o recuperare informazioni sul tuo browser, principalmente sotto forma di cookies. Controlla qui i tuoi servizi di cookie personali.


AWSELBCORS
Registra quale server-cluster sta servendo il visitatore. Questo è usato nel contesto del bilanciamento del carico, al fine di ottimizzare l'esperienza dell'utente. Tipo: HTTP Cookie / Scadenza: Sessione
  • www.nativery.com

Rifiuta tutti i Servizi
Accetta tutti i Servizi
Open Privacy settings