Tutte le notizie dall’Italia e dal mondo in un click. Sfoglia le ultime news e crea la tua rassegna stampa personale

Italia Life 24

Tutte le notizie dall’Italia e dal mondo in un click. Sfoglia le ultime news e crea la tua rassegna stampa personale

Trump paralajmëron se SHBA do të ndërhyjë nëse Irani vret protestuesit, përgjigjet Teherani

2/01/2026 | Shekulli

Trump paralajmëron se SHBA do të ndërhyjë nëse Irani vret protestuesit, përgjigjet Teherani

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar autoritetet iraniane që të mos përdorin dhunë ndaj protestuesve paqësorë, duke deklaruar se Uashingtoni “do t’u vijë në ndihmë” nëse ata vriten. Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Trump shkroi se SHBA është “gati dhe e përgatitur”, por pa dhënë detaje konkrete mbi veprimet e mundshme.

donald trump venezuela

“Nëse Irani qëllon dhe vret me dhunë protestuesit paqësorë, gjë që është zakon i tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ndihmojnë.”, shkroi presidenti i SHBA.

Reagimi nga Teherani ishte i menjëhershëm. Ali Larijani, këshilltar i lartë i Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se çdo ndërhyrje amerikane do të sillte kaos në të gjithë Lindjen e Mesme dhe do të dëmtonte interesat e SHBA-së.

“Trump duhet të jetë i kujdesshëm. Trump duhet ta dijë se ndërhyrja e SHBA-së në këtë çështje të brendshme do të thoshte destabilizim i të gjithë rajonit dhe shkatërrim i interesave të Amerikës”, u shpreh ai. Paralajmërimet vijnë në një kohë tensionesh të shtuara, ndërsa në Iran janë raportuar të paktën gjashtë viktima gjatë ditës së enjte, në ditën e pestë të protestave masive të shkaktuara nga përkeqësimi i kushteve ekonomike dhe rënia e fortë e monedhës vendase, rialit, kundrejt dollarit amerikan.

Sipas raportimeve, të paktën 6 persona u vranë në Iran të enjten, pas pothuajse një jave protestash masive të shkaktuara nga përkeqësimi i kushteve ekonomike.

Protestat nisën të dielën në Teheran, fillimisht nga tregtarë të zemëruar për rënien e monedhës, dhe u përhapën shpejt në universitete dhe qytete të tjera, ku u dëgjuan thirrje kundër udhëheqjes klerikale. Disa protestues kanë kërkuar fundin e sundimit të Khamenei-t, ndërsa të tjerë kanë shprehur dëshirën për rikthimin e monarkisë.

Këto janë protestat më të përhapura që nga kryengritja e vitit 2022 pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini-t, megjithëse jo në të njëjtën shkallë.

'Jemi gati për veprim': Trump thotë se SHBA-të do të ndërhyjnë nëse Irani shtyp me dhunë protestat
Close Popup

Utilizziamo solo i nostri cookie e quelli di terze parti per migliorare la qualità della navigazione, per offrire contenuti personalizzati, per elaborare statistiche, per fornirti pubblicità in linea con le tue preferenze e agevolare la tua esperienza sui social network. Cliccando su accetta, consenti l'utilizzo di questi cookie.

Close Popup
Privacy Settings saved!
Impostazioni

Quando visiti un sito Web, esso può archiviare o recuperare informazioni sul tuo browser, principalmente sotto forma di cookies. Controlla qui i tuoi servizi di cookie personali.


AWSELBCORS
Registra quale server-cluster sta servendo il visitatore. Questo è usato nel contesto del bilanciamento del carico, al fine di ottimizzare l'esperienza dell'utente. Tipo: HTTP Cookie / Scadenza: Sessione
  • www.nativery.com

Rifiuta tutti i Servizi
Accetta tutti i Servizi
Open Privacy settings