Tutte le notizie dall’Italia e dal mondo in un click. Sfoglia le ultime news e crea la tua rassegna stampa personale

Italia Life 24

Tutte le notizie dall’Italia e dal mondo in un click. Sfoglia le ultime news e crea la tua rassegna stampa personale

Situatë dramatike pas reshjeve në Durrës, banorët e ish-Kënetës: Na janë përmbytur shtëpitë, mbi 1 metër ujë nëpër banesa

6/01/2026 | Shekulli

Situatë dramatike pas reshjeve në Durrës, banorët e ish-Kënetës: Na janë përmbytur shtëpitë, mbi 1 metër ujë nëpër banesa

Banorët e zonës së Kënetës në Durrës janë përballur sot me përmbytje të konsiderueshme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, duke përshkruar një situatë të rëndë dhe problematike për jetesën e përditshme.

Duke folur për News24 dhe gazetarin Osman Stafa, banorët thanë se uji ka pushtuar banesat, oborret dhe rrugët, ndërsa lëvizja është bërë pothuajse e pamundur. Sipas tyre, niveli i ujit në disa shtëpi ka kaluar një metër.

“Situata sot ka qenë shumë e vështirë. Ka pasur shumë shi dhe nevojiten zjarrfikëse me pompa për të larguar ujin nga oborret. Nuk kemi çuar fëmijët në kopsht,” u shpreh një banor.

Një tjetër banor tha se përmbytjet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe se ndërhyrjet e deritanishme nuk kanë dhënë rezultat. “Nuk dimë çfarë të bëjmë, kërkojmë ndërhyrje nga shteti. Kanë ardhur përfaqësues të bashkisë, por gjendja mbetet e njëjtë. Jemi përpjekur ta ndalim ujin me thasë,” tha ai.

Një banor tjetër përshkroi dëmet e mëdha të shkaktuara nga përmbytjet. “Mbi një metër ujë ka nëpër shtëpi. Më është përmbytur banesa dhe rruga nuk kalohet as me makinë. Asnjë nuk ka ardhur të ndihmojë. Sot jam i detyruar të qëndroj jashtë shtëpisë sime. Janë përmbytur familje dhe biznese,” deklaroi ai.

Zona e Kënetës konsiderohet një nga zonat më problematike të Durrësit sa herë ka reshje intensive. Banorët u bëjnë thirrje autoriteteve lokale dhe qendrore për ndërhyrje të menjëhershme, pasi situata vijon të mbetet e vështirë.

Close Popup

Utilizziamo solo i nostri cookie e quelli di terze parti per migliorare la qualità della navigazione, per offrire contenuti personalizzati, per elaborare statistiche, per fornirti pubblicità in linea con le tue preferenze e agevolare la tua esperienza sui social network. Cliccando su accetta, consenti l'utilizzo di questi cookie.

Close Popup
Privacy Settings saved!
Impostazioni

Quando visiti un sito Web, esso può archiviare o recuperare informazioni sul tuo browser, principalmente sotto forma di cookies. Controlla qui i tuoi servizi di cookie personali.


AWSELBCORS
Registra quale server-cluster sta servendo il visitatore. Questo è usato nel contesto del bilanciamento del carico, al fine di ottimizzare l'esperienza dell'utente. Tipo: HTTP Cookie / Scadenza: Sessione
  • www.nativery.com

Rifiuta tutti i Servizi
Accetta tutti i Servizi
Open Privacy settings