Tutte le notizie dall’Italia e dal mondo in un click. Sfoglia le ultime news e crea la tua rassegna stampa personale

Italia Life 24

Tutte le notizie dall’Italia e dal mondo in un click. Sfoglia le ultime news e crea la tua rassegna stampa personale

SHBA godet bazat ushtarake të Venezuelës dhe arreston Maduron, Trump: “Partneriteti” i SHBA-së me Venezuelën do ta bëjë popullin “të pasur, të pavarur dhe të sigurt”

3/01/2026 | Shekulli

SHBA godet bazat ushtarake të Venezuelës dhe arreston Maduron, Trump: “Partneriteti” i SHBA-së me Venezuelën do ta bëjë popullin “të pasur, të pavarur dhe të sigurt”

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është kapur dhe është larguar me aeroplan nga Venezuela pasi SHBA-të kryen një sulm në shkallë të gjerë në kryeqytetin e Karakasit, njoftoi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Shpërthime të forta janë dëgjuar rreth orës 2 të natës me orën lokale në kryeqytetin e Venezuelës, Karacas. Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve raportojnë për avionë ushtarakë që fluturonin në lartësi të ulët dhe për “të paktën shtatë shpërthime”. Wall Street Journal flet gjithashtu për praninë e helikopterëve ushtarakë.

Zyrtarë amerikanë i thanë CBS se presidenti Trump ka urdhëruar sulme ndaj Venezuelës, përfshirë objekte ushtarake. Qeveria venezueljane foli për agresion të Amerikës, ndërsa Nicolas Maduro shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendi. Kreu i shtetit kolumbian Gustavo Petro shkroi në platformën X: “Po bombardojnë Karakasin. Lajmëroni të gjithë botën, Venezuela është sulmuar. Po bombardojnë me raketa”.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të zjarreve të mëdha me kolona tymi, shkruan AFP, por nuk është e mundur të përcaktohet me saktësi vendndodhja e shpërthimeve. Sipas informacioneve të para, objektivat e goditura dyshohet se kanë qenë baza ushtarake, veçanërisht kazermat më të rëndësishme të vendit, Fort Tiuna, dhe baza ajrore La Carlota.

Trump dhe Maduro i arrestuar

Sipas CNN, disa lagje të Caracas kanë mbetur pa energji elektrike. Prej javësh tensionet mes qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe asaj të Venezuelës janë shumë të larta, ndërsa ushtria amerikane ka shënjestruar kohët e fundit mjete lundruese që dyshohet se përdoren nga trafikantë droge.Të premten, Venezuela deklaroi se ishte e hapur për të negociuar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike. Megjithatë, Maduro u shpreh në një intervistë të regjistruar më herët dhe transmetuar të enjten se SHBA-ja kërkon një ndryshim qeverie në Venezuelë dhe synon qasje te rezervat e saj të mëdha të naftës, përmes një fushate presioni që ka zgjatur prej muajsh dhe që ka nisur me një dislokim masiv ushtarak në Detin e Karaibeve ne muajin gusht.

Reagimi i Donald Trump

Donald Trump pohoi lajmet se Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës, e befasoi me deklaratën se tashmë janë kapur e larguar me avion nga vendi presidenti venezueljan Nicolas Maduro, së bashku me gruan e tij. “Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e ligjit të SHBA-së. Detajet do të vijojnë më vonë.  Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, ishte mesazhi i tij në rrjetin social Truth Social.

Trumpi është zotuar vazhdimisht se do të kryente operacione tokësore në Venezuelë, e cila është prodhuese e naftës në Amerikën e Jugut, dhe e cila udhëhiqet nga Maduro që nga viti 2013. Shtetet e Bashkuara, opozita venezuelase dhe disa vende të tjera thonë se Maduro i manipuloi zgjedhjet vitin e kaluar për të qëndruar në pushtet. Trump nuk i ka treguar në hollësi qëllimet e tij, por, sipas Reutersit, ai ka ushtruar privatisht trysni ndaj Maduros që të largohet nga vendi. Të hënën, kreu i shtetit amerikane qe shprehur se do të ishte mencuri nga ana e Maduros të largohej vetë nga pushteti.

Reagime të forta ndërkombëtare

Reagimet kanë nisur nëpër botë, me Rusinë që e dënoi aksionin  ushtarak të SHBA-së në Venezuelë  duke thënë se nuk ka asnjë justifikim të qëndrueshëm për sulmin dhe se ideologjia ka mbizotëruar mbi diplomacinë. “Këtë mëngjes, Shtetet e Bashkuara kryen një akt agresioni të armatosur kundër Venezuelës. Kjo është thellësisht shqetësuese dhe e dënueshme”, deklaroi Ministria e Jashtme Ruse duke shtuar se “armiqësia ideologjike ka triumfuar mbi pragmatizmin e biznesit”. Spanja u ofrua menjëherë të ndërmjetësojë mes palëve për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për Venezuelën. Ambasada e Italisë në Karakas i këshilloi qytetarët italianë që ndodhen atje të mos dalin nga shtëpitë, teksa kryeministrja Giorgia Meloni po e monitoron me kujdes situatën. Liderët e Kubës dhe Kolumbisë i dënuan ashpër shpërthimet e kërkuan një reagim urgjent nga komuniteti ndërkombëtar kundër atij që e përshkruan si sulm kriminal të SHBA-së ndaj Venezuelës. Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel shkroi në platformën X se rajoni po “sulmohet brutalisht” dhe e quajti këtë “terrorizëm shtetëror kundër popullit të guximshëm venezuelian”. Trumpi e ka akuzuar Venezuelën se po e mbush SHBA-në me drogë, dhe administrata e tij prej muajsh ka bombarduar anije që vijnë nga Amerika e Jugut, të cilat pretendon se transportonin drogë.

Presidenti Donald Trump deklaroi gjatë konferencës për shtyp se SHBA-të janë të gatshëm të organizojnë një sulm të dytë ndaj Venezuelës nëse do të duhet dhe se ai do të ishte “shumë më i madh” se i pari. Trump shtoi se fillimisht ishte planifikuar një “valë e dytë” sulmesh, duke supozuar se do të ishte e nevojshme.
Presidenti Donald Trump tha të shtunën se embargoja amerikane ndaj naftës venezueliane mbetet në fuqi pas kapjes së Nicolás Maduro dhe shtoi se kompani gjigante amerikane të naftës do të investojnë miliarda dollarë në infrastrukturën e shkatërruar në Venezuelë, ndërsa dha një paralajmërim të ashpër për figurat e tjera politike dhe ushtarake të lidhura me regjimin.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se “partneriteti” i SHBA-së me Venezuelën do ta bëjë popullin e Venezuelës “të pasur, të pavarur dhe të sigurt”. “Venezuelianët që jetojnë në SHBA do të jenë “jashtëzakonisht të lumtur. Ata nuk do të vuajnë më”, u shpreh Trump.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se infrastruktura naftësore e Venezuelës, e ndërtuar nga SHBA, që më parë kishte kaluar në duar të huaja, tani rikthehet sërish në pronësi amerikane.

trump media

“Disa luftonin në mijëra kilometra larg, ndërsa në lagjen tonë po na plaçkitnin. Sot rikthehemi në doktrinën Monroe, pothuajse e kishim harruar, por tani do ta kujtojnë të gjithë. Askush nuk do të na sfidojë më në kontinent dhe në hemisferën jugore. Po kthehemi fuqishëm në zonën tonë”, tha Trump.
Ai shtoi se e ardhmja do të varet nga sa mirë SHBA do të mbrojë zonën e vet dhe rajonin përreth nga çdo “ndërhyrje”. Sipas tij, këto janë rregullat që historikisht kanë përcaktuar dinamikat e superfuqive.

Close Popup

Utilizziamo solo i nostri cookie e quelli di terze parti per migliorare la qualità della navigazione, per offrire contenuti personalizzati, per elaborare statistiche, per fornirti pubblicità in linea con le tue preferenze e agevolare la tua esperienza sui social network. Cliccando su accetta, consenti l'utilizzo di questi cookie.

Close Popup
Privacy Settings saved!
Impostazioni

Quando visiti un sito Web, esso può archiviare o recuperare informazioni sul tuo browser, principalmente sotto forma di cookies. Controlla qui i tuoi servizi di cookie personali.


AWSELBCORS
Registra quale server-cluster sta servendo il visitatore. Questo è usato nel contesto del bilanciamento del carico, al fine di ottimizzare l'esperienza dell'utente. Tipo: HTTP Cookie / Scadenza: Sessione
  • www.nativery.com

Rifiuta tutti i Servizi
Accetta tutti i Servizi
Open Privacy settings