Ngjarje e rëndë në Orikum, burri dyshohet se i mori jetën gruas dhe më pas vrau veten
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në Orikum, në qytetin e Vlorës. Sipas burimeve paraprake, një burrë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar vdekjen, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Mësohet se gruaja Sose Xhebroj është dërguar fillimisht në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, autori Llogora Xhebroj është gjetur pa shenja jete, pasi dyshohet se i ka dhënë fund jetës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30 në banesën e tyre në Orikum, ku 50-vjeçari vrau ish-bashkëshorten e më pas vrau veten në garazhin e banesës me armë zjarri.
48-vjeçarja ka ndërruar jetë në banesë, ndërsa në momentin që shërbimet e policisë kanë mbërritur në banesën e çiftit, kanë konstatuar se 50-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri dhe pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.
Burime bëjnë me dije se pas një konflikti të dhunshëm, burri dyshohet se e ka dhunuar bashkëshorten dhe më pas e ka transportuar atë në urgjencën e spitalit, ku ajo ka mbërritur pa shenja jete.
Hetimet paraprake ngritin dyshime se, përveç dhunës fizike, viktima mund të jetë mbytur me duar.
Pasi e ka lënë gruan në spital, autori është kthyer në banesë, ku më pas dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij. Çifti kishte dy fëmijë, ndërsa familjarët kanë deklaruar për policinë se kohët e fundit marrëdhënia mes bashkëshortëve ishte e tensionuar dhe ata ndodheshin në prag të ndarjes.
Sipas të afërmve, konfliktet mes tyre nuk ishin denoncuar më parë në polici. Hetuesit dyshojnë se problemet e vazhdueshme familjare mund të kenë qenë shkaku që çoi në këtë ngjarje të rëndë. Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.
Policia
Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të diel në Orikum, ku një grua u gjet e pajetë në banesën e saj. Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 13:30 urgjenca mjekësore ka njoftuar se një shtetase ishte gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se viktima, shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç. Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth banesës, autori i dyshuar është gjetur i pajetë në garazh, ku dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.
Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, e cila do të shërbejë si provë materiale në hetim. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Orikum/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.
Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.
Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

