Tutte le notizie dall’Italia e dal mondo in un click. Sfoglia le ultime news e crea la tua rassegna stampa personale

Italia Life 24

Tutte le notizie dall’Italia e dal mondo in un click. Sfoglia le ultime news e crea la tua rassegna stampa personale

“I dhanë mundësinë që të hante Vitin e Ri në shtëpi, sot skadoi afati!”, Bardhi: Balluku e akuzuar për 9 procedura, u ka vjedhur 1.1 mld euro shqiptarëve

6/01/2026 | BalkanWeb

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit se sot ka mbaruar afati që i ishte dhënë Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen Balluku.

Ai tha se Balluku ka vjedhur 1.1 mld euro, ndërsa shtoi se ajo po hetohet për 9 procedura.

“Në ato materiale ka gjëra që implikojnë Edi Ramën. Në ato 3 javë i dhanë kohë Ballukut që të hante vitin e ri në shtëpinë e saj dhe jo në qeli. Ndaj koha ka skaduar. Kryetari i Kuvendit duhet të shpjegojë se pse nuk mbledh Këshillin e Mandateve dhe të autorizojë dhënien e lejes së prokurorisë për të arrestuar apo për të marrë masa të nevojshme ndaj të pandehurës Balluku. Zonja Balluku nuk është më e pandehur për 2 procedura. Është person nën hetim për tunelin e Llogarasë, për lotin 4 të Unazës së Madhe, por dhe për 9 procedura të tjera që dua t’i bëj transparent për opinionin publik. Janë 1.1 mld euro abuzime që sot Rama ka vendosur t’i marrë në mbrojtje. Zonja Balluku është marrë person nën hetim për Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar, për segmentin Sheshi-Shqiponja, Bulevardi i Ri, loti dy, me fond 2.5 mld lekë pa TVSH. Është marrë nën hetim për rrugën Sheshi-Shqiponja, Bulevardi i Ri, sheshi i Shkozës, nën hetim për Unazën e Jashtme të Tiranës me fond limit 2 mld lekë pa tvsh. Për ndërtimin e Unazës së jashtme të Tiranës, loti 6. Është marrë nën hetim për lotin 7 të unazës së jashtme të Tiranës, me fond 2.3 mld lekë pa tvsh. Për rrugën Porto-Romano Durrës, me 1.3 mld lekë pa TVSH. Është marrë person nën hetim për lotin e parë kontrata A për rajonin e veriut, me fond 44 mln lekë pa TVSH. Në të gjitha këto procedura, SPAK ka mbledhur prova dhe ka konstatuar se janë evidentuar veprime të kundraligjshme, që në bashkëpunim me Berberin, kanë krijuar avantazhe për disa operatorë; Salillari SHPK, EDK constracion, apo Senka SHKP apo Gjoka SHKP, Apo Genero Contraksion SHPK. Kërkesa për arrestimin e saj për SPAK nënkupton heqjen e mundësisë për të intimiduar dëshmitarët apo heqjen e provave. Çdo shqiptar e ka kuptuar se Rama ka marrë në mbrojtje Ballukun, pasi çdo krim i kryer nga ajo, ka qenë i nxitur drejtpërdrejtë nga interesa personale të Ramës. Sot kemi nën hetim një ministër që ka abuzuar me paratë e taksapaguesve në vlerën e rreth 1.1 mld euro. Ndaj është e domosdoshme që kërkesa e SPAK të merret parasysh dhe të jepet autorizimi.”, tha ai.


© BalkanWeb


<!– fillon sondazh

–>

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Close Popup

Utilizziamo solo i nostri cookie e quelli di terze parti per migliorare la qualità della navigazione, per offrire contenuti personalizzati, per elaborare statistiche, per fornirti pubblicità in linea con le tue preferenze e agevolare la tua esperienza sui social network. Cliccando su accetta, consenti l'utilizzo di questi cookie.

Close Popup
Privacy Settings saved!
Impostazioni

Quando visiti un sito Web, esso può archiviare o recuperare informazioni sul tuo browser, principalmente sotto forma di cookies. Controlla qui i tuoi servizi di cookie personali.


AWSELBCORS
Registra quale server-cluster sta servendo il visitatore. Questo è usato nel contesto del bilanciamento del carico, al fine di ottimizzare l'esperienza dell'utente. Tipo: HTTP Cookie / Scadenza: Sessione
  • www.nativery.com

Rifiuta tutti i Servizi
Accetta tutti i Servizi
Open Privacy settings