Tutte le notizie dall’Italia e dal mondo in un click. Sfoglia le ultime news e crea la tua rassegna stampa personale

Italia Life 24

Tutte le notizie dall’Italia e dal mondo in un click. Sfoglia le ultime news e crea la tua rassegna stampa personale

Situata nga moti i keq në veri/ Bllokohet një aks rrugor në Shkodër, probleme të izoluara në disa bashki

3/01/2026 | ABC News

Reshjet e shiut dhe dëborës kanë sjellë problematika të izoluara në disa bashki të veriut të vendit, ndërsa autoritetet vendore raportojnë se situata po mbahet nën kontroll.

Në Bashkinë Shkodër, si pasojë e reshjeve është evidentuar shembje e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal, në vendin e quajtur “Shkallë Logje”. Aksi është bllokuar për arsye sigurie dhe është vendosur sinjalistika përkatëse, ndërsa po punohet për vlerësimin e dëmtimit dhe normalizimin e qarkullimit. Ndërkohë, borëpastrueset kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur të hapur aksin Qafë Thore–Theth.

Në Bashkinë Malësi e Madhe, reshjet kanë pushuar. Tre borëpastruese ndodhen në aksin Tamarë–Vermosh, ku janë evidentuar ngrica dhe po kryhet kriposja dhe mirëmbajtja e rrugës për garantimin e qarkullimit.

Në Bashkinë Vau i Dejës, reshjet e shiut kanë pushuar, por janë raportuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa njësi administrative. Grupet e punës ndodhen në terren për rikthimin e furnizimit.

Në Bashkinë Fushë-Arrëz, vijojnë reshje shiu me intensitet të lartë. Janë raportuar rënie gurësh dhe dherash në disa rrugë rurale, por akset mbeten të kalueshme dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Në Bashkinë Pukë, reshjet e shiut vijojnë të shoqëruara me erë të fortë, por deri më tani nuk raportohen problematika.

Sipas DRUK Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 85 mm reshje shiu. Nuk ka probleme në kanalet kulluese, argjinatura apo digën e Rezervuarit të Shkodrës. Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër dhe të Rezervuarit të Shkodrës janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje. Hidrovoret e Velipojës, Vilun dhe Ças, janë në funksion të plotë dhe në gadishmëri për të operuar me kapacitet maksimal nëse do të jetë e nevojshme.  / abcnews.al/ 

Close Popup

Utilizziamo solo i nostri cookie e quelli di terze parti per migliorare la qualità della navigazione, per offrire contenuti personalizzati, per elaborare statistiche, per fornirti pubblicità in linea con le tue preferenze e agevolare la tua esperienza sui social network. Cliccando su accetta, consenti l'utilizzo di questi cookie.

Close Popup
Privacy Settings saved!
Impostazioni

Quando visiti un sito Web, esso può archiviare o recuperare informazioni sul tuo browser, principalmente sotto forma di cookies. Controlla qui i tuoi servizi di cookie personali.


AWSELBCORS
Registra quale server-cluster sta servendo il visitatore. Questo è usato nel contesto del bilanciamento del carico, al fine di ottimizzare l'esperienza dell'utente. Tipo: HTTP Cookie / Scadenza: Sessione
  • www.nativery.com

Rifiuta tutti i Servizi
Accetta tutti i Servizi
Open Privacy settings