Tutte le notizie dall’Italia e dal mondo in un click. Sfoglia le ultime news e crea la tua rassegna stampa personale

Italia Life 24

Tutte le notizie dall’Italia e dal mondo in un click. Sfoglia le ultime news e crea la tua rassegna stampa personale

“Shiu i 30 ditëve, ra për 3 ditë…” Reshjet e forta alarmojnë Shqipërinë e Kosovën

7/01/2026 | ABC News

Moti i keq ka “gjunjëzuar” disa zona të Shqipërisë, duke e kthyer ujin në një kërcënim real për qytete të tëra. Në lidhje direkte me ABC e Mëngjesit, meteorologia e IGJEUM, Anira Gjoni, dha alarmin për rrezik të shtuar për përmbytje si pasojë e reshjeve intensive që kanë nisur dhe pritet të vijojnë deri më 8 janar.

Sipas IGJEUM, qarqet më të rrezikuara janë Shkodra, Kukësi, Dibra, Lezha, Durrësi, Elbasani, Vlora dhe Gjirokastra. Në këto zona parashikohen vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë, si edhe rrëshqitje dherash, ndërsa në qytete priten përmbytje të lokalizuara, të lidhura ngushtë me gjendjen e sistemeve të kanalizimeve.
“Si pasojë e reshjeve të fundit dhe atyre që do të vazhdojnë, pritet rritje e rrezikshme e niveleve të lumenjve kryesorë,” theksoi Gjoni. Drin–Buna, Liqeni i Shkodrës, Mati, Shkumbini dhe Vjosa janë në monitorim të vazhdueshëm, me Drin–Bunën dhe Liqenin e Shkodrës që paraqesin rrezikun më të lartë për përmbytje.
Reshjet do të jenë intensive deri shumë intensive në Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa Shkodra dhe Lezha do të përballen me reshje intensive. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në veri, lindje dhe juglindje, mbi 1000 metra lartësi, reshjet do të shndërrohen në borë. Temperaturat parashikohen 9–16°C në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa 3–12°C në zonat malore.
Situata shqetësuese nuk ndalet në kufijtë e Shqipërisë. Në lidhje direkte nga Kosova, hidrologu Bashkim Kastrati raportoi se reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime në disa qytete, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit. Gjakova, Juniku, Deçani, Malisheva, Rahoveci dhe Klina janë prekur nga dalja e lumenjve dhe përrenjve nga shtretërit e tyre.
“Këto reshje me intervale dhe intensitet të ndryshëm pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim,” u shpreh Kastrati, duke shtuar se janë shënuar probleme në komunikacion, në sistemet e kanalizimit dhe vështirësi serioze në trafik. Ndërkohë, lumenjtë kryesorë të Kosovës si Ibri, Sitnica, Lepenci dhe Morava kanë shënuar ngritje të lehtë të niveleve.

Close Popup

Utilizziamo solo i nostri cookie e quelli di terze parti per migliorare la qualità della navigazione, per offrire contenuti personalizzati, per elaborare statistiche, per fornirti pubblicità in linea con le tue preferenze e agevolare la tua esperienza sui social network. Cliccando su accetta, consenti l'utilizzo di questi cookie.

Close Popup
Privacy Settings saved!
Impostazioni

Quando visiti un sito Web, esso può archiviare o recuperare informazioni sul tuo browser, principalmente sotto forma di cookies. Controlla qui i tuoi servizi di cookie personali.


AWSELBCORS
Registra quale server-cluster sta servendo il visitatore. Questo è usato nel contesto del bilanciamento del carico, al fine di ottimizzare l'esperienza dell'utente. Tipo: HTTP Cookie / Scadenza: Sessione
  • www.nativery.com

Rifiuta tutti i Servizi
Accetta tutti i Servizi
Open Privacy settings