Tutte le notizie dall’Italia e dal mondo in un click. Sfoglia le ultime news e crea la tua rassegna stampa personale

Italia Life 24

Tutte le notizie dall’Italia e dal mondo in un click. Sfoglia le ultime news e crea la tua rassegna stampa personale

Trondit shqiptarja: Isha e paralizuar e pa shpresë, vendi i shenjtë në ëndërr më çoi në këmbë

7/01/2026 | ABC News

Një histori që të prek zemrën vjen nga New York-u, aty ku dy shqiptare, nënë e bijë Sabahat Komonaj dhe nëna e saj Shkurte Gjevukaj kanë kthyer një taksi në një hapësirë dashurie, humori dhe energjie pozitive.

Në lidhje direkte për ABC e Mëngjesit, Sabahati ndau rrugëtimin e saj të pazakontë: 40 vite emigracion, luftë me jetën, sfida të forta dhe fitore që nuk maten me para.
“Që nga viti 1986 jetoj në Amerikë, bashkë me dy vajzat e 7 djemtë si dhe nënën time,” rrëfen Sabahati.

Prej 10 vitesh ajo është taksiste në Neë York, ndërsa prej kohësh në sediljen e pasagjerit e shoqëron edhe mamaja. “Punën nuk doja ta humbisja, por edhe mamin doja ta shëtisja. Zgjodha ta marr çdo ditë me vete, kështu kalojmë kohë bashkë,” tregon ajo me emocion.

Nëna është bërë një figurë ikonë për klientët. “E thërrasin ‘Boss’. Kur nuk e shohin në taksi, shqetësohen për të. Klientët i thonë ‘Hello Nena’, ajo përgjigjet: ‘S’jam Nena, jam The Boss!’” Batutat dhe zemra e madhe e nënës, të kombinuara me korrektësinë dhe përkushtimin e Sabahatit, i kanë bërë dy shqiptaret të dashura për çdo pasagjer.
Taksia e tyre ka parë gjithçka: nga njerëz VIP, te histori që të hyjnë në shpirt. “Besoj shumë te energjia pozitive. Çdo mëngjes lutem që në makinë të vijnë vetëm klientë pozitivë. Jap dhe marr dashuri,” thotë Sabahati.

Por pas kësaj historie që sot frymëzon, fshihet edhe një betejë e fortë me jetën. Pas një paralize 6-mujore, pa shpresa për të ecur sërish dhe e vetme në New York, Sabahati tregon se mjekët kishin hequr dorë.

“Mund t’ju duket e pabesueshme, por u ktheva në jetë nga një ëndërr. Aty iu drejtova Zotit dhe i premtova se do ndihmoja këdo, edhe me mjekime popullore.”
Sot, zemra e saj rreh fort për Kosovën, Shqipërinë dhe çdo shqiptar kudo në botë. “Kam ndihmuar shumë emigrantë me spitale, përkthime, hallet e tyre. Lotët e tyre më janë kthyer në dashuri,” përfundon ajo.

Close Popup

Utilizziamo solo i nostri cookie e quelli di terze parti per migliorare la qualità della navigazione, per offrire contenuti personalizzati, per elaborare statistiche, per fornirti pubblicità in linea con le tue preferenze e agevolare la tua esperienza sui social network. Cliccando su accetta, consenti l'utilizzo di questi cookie.

Close Popup
Privacy Settings saved!
Impostazioni

Quando visiti un sito Web, esso può archiviare o recuperare informazioni sul tuo browser, principalmente sotto forma di cookies. Controlla qui i tuoi servizi di cookie personali.


AWSELBCORS
Registra quale server-cluster sta servendo il visitatore. Questo è usato nel contesto del bilanciamento del carico, al fine di ottimizzare l'esperienza dell'utente. Tipo: HTTP Cookie / Scadenza: Sessione
  • www.nativery.com

Rifiuta tutti i Servizi
Accetta tutti i Servizi
Open Privacy settings