Me shumë gjasa, më 24 janar do të mbahet protesta kombëtare e Partisë Demokratike.
Mësohet se vendimi për detajet e tubimit, si dhe orën e zhvillimit të saj, do të diskutohen të premten gjatë një tryeze që Berisha njoftoi dje se do të mbahej bashkë me forcat e tjera opozitare.
Kujtojmë se protesta e fundit u zhvillua më 22 dhjetor. Dje Berisha ftoi të gjithë forcat politike opozitare që t’i bashkohen, ndërsa tha se protesta do të mbahej para 20 shkurtit.
© BalkanWeb
<!– fillon sondazh
–>
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

