VLORË- Vërshimi ujërave dhe përmbytjet kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në Vlorë.
Si pasojë e reshjeve janë çarë rrugët në disa zona, duke bllokuar dhe qarkullimin automjeteve .
Dy banesa në fshatin Vajzë në Selenicë janë të rrezikuara si pasojë e shkarjes së dherave, pas dëmtimit të rrugës.

