SHKODËR– Këtë të hënë, në Shkodër zhvillohet seanca gjyqësore për masat e sigurisë, lidhur me ngjarjen e ndodhur më 27 dhjetor 2025, ku u vendos tritol në sahatin elektrik të katit të parë të pallatit.
Seanca do të zhvillohet për Gerti Bushatin, Ergys Ibrahimin, Edison Hasajn dhe Gjergj Zefin.
Gerti Bushati është personi që akuzohet si autor i vendosjes së lëndës shpërthyese, ku mbeti viktimë Hysni Ymeri.
Bushati është identifikuar përmes pamjeve të një kamere sigurie të instaluar në një biznes pranë pallatit, ku shihet se mbrëmjen e datës 27 dhjetor vendos lëndën shpërthyese në sahatin elektrik të katit të parë të pallatit.
Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur Hysni Ymeri po ngjitej shkallët e pallatit për të hyrë në banesë.
Pas hetimeve dhe analizimit të disa kamerave të tjera të sigurisë, është mësuar itinerari i lëvizjes së autorëve, çka ka çuar në arrestimin e katër personave: Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.

